
Lexoni edhe:
Beniada: Është dikush në jetën time por nuk kam akoma një propozim
Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vetë princi ka konfirmuar lajmin për revistën franceze “Point de Vue”, duke dhënë detaje mbi planet e çiftit.
Beniada: Është dikush në jetën time por nuk kam akoma një propozim
Lexoni edhe:
Fejesa u mbajt në një kompleks privat, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime. Të njëjtën frymë, larg bujes dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmes, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh, ndërsa organizimi është ende në fazën përfundimtare.
Në rrëfimin e tij për median franceze, Princ Leka thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit më të afërt. Ai shton se dëshira e tyre është një ceremoni pa teprime, që të mbetet autentike dhe e veçantë.
Një detaj i veçantë lidhet me simbolikën e përzgjedhjeve personale: unaza e fejesës është siguruar nga shtëpia prestigjioze “Tiffany & Co.”, ndërsa fustani i nusërisë do të realizohet nga një stiliste e njohur kosovare. Kjo është një mënyrë për të nderuar kujtimin e princeshës Geraldinë, gjyshes së princit.

(Kosova Sot Online)