Gili, këngëtareve shqiptare: Do t’ju vi turp nga zhveshja

  • 02 May 2016 - 23:59
Gili, këngëtareve shqiptare: Do t’ju vi turp nga zhveshja

Gili është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore shqiptare.

Këngëtarja ka ndërtuar një karrierë pa skandale dhe thashetheme duke arritur që edhe sot të radhitet në mesin e atyre më të kërkuarve nga të gjitha moshat.

Ajo ka këshilluar koleget e saj më të reja, të cilat në videoklipet e tyre shfaqen të zhveshura që të ndalojnë së bëri këtë, pasi sipas saj do të vijë koha që do të pendohen.

“Nuk më pëlqejnë shumë ekzagjerimet e veshjeve apo të zhveshjeve, pasi shoh se merren trendet më negative në skenë, duke u referuar artistëve botërorë. Do u thosha të tillëve të kenë një veshje jo të ekzagjeruar, aq më tepër në klipet e tyre, që pas disa vitesh mos t’u vijë turp kur ta shohin me fëmijët e tyre”, ka thënë Gili do mos cekur ndonjë emër.

Këngëtarja ka pasur gjithmonë një paraqitje plot ngjyra por asnjëherë të eksagjeruar.
(Kosova Sot)