Ky vogëlush sot është reperi më i dashur shqiptar (Foto)
Ai është sot një nga reperët më të pëlqyer sot në trevat shqiptare.
Bëhet fjalë për Arian Agushin, i njohur për publikun si Gold Ag.
Në postimin e tij të fundit në Instagram, Gold-i ka shuar kureshtjen e fansave, duke publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
I veshur me pantallona dhe një bluzë të kaltër, ai duket thuajse njësoj sikur në ditët e sotme.
Kujtojmë se reperi ka publikuar ditë më parë këngën e tij të re ‘Trime Jezerci’, por ai është në përgatitje të hitit të radhës.
(Kosova Sot)