Çfarë ju sjell fati përmes tarot kartës së jetës?
Kartat tarot në nivel simbolik përshkruajnë jetën dhe energjitë e ndryshme të saj, situatat jetësore, ndjenjat dhe frikën
Paraqiten në forma dhe ngjyra të ndryshme ndërsa edhe kanë ndryshime në dukje. Kartat janë të shënuara me numra, gjë që na mundëson që ta llogarisim kartën tonë të jetës. Ndiqni udhëzimet.

Si ta llogaritni numrin tuaj
Numrat individualë të datës së lindjes (datën, muajin dhe vitin) së pari duhet që t’i mbledhim ndaras deri kur të vijmë deri te një numër i vetëm dhe më pas duhet t’i mbledhim të tre numrat e vetëm për të ardhur deri te numri përfundimtar. Në rast se data juaj e lindjes është 27. 09. 1977, procedura është si në vijim:
2 + 7 = 9
0 + 9 = 9
1 + 9 + 7 + 7 = 24 = 2 + 4 = 6
9 + 9 + 6 =24 = 2 + 4 = 6!
Numri përfundimtar i vetëm është numri 6. Ky është njëkohësisht numri juaj i jetës, ndërsa tarot karta me numrin 6 është karta juaj jetësore. Në domethënien e saj simbolike mund t’i gjeni karakteristikat, temën e jetës suaj, misionin tuaj jetësor. Nëse nuk e gjeni veten në kartën tuaj jetësore, ndoshta ende nuk i keni zbuluar disa karakteristika që i keni. Ndoshta do t’ju frymëzojë dhe t’ju dërgojë një hap më afër njohjes së thellë të vetvetes. Thellohuni në simbolet dhe ngjyrat e kartës suaj, meditoni për të, lejoni imagjinatën të zhvillohet dhe argëtohuni mirë!
Numri 1: Magjistari
Iniciativa kreative
Magjistari është një person ndërmarrës i cili energjinë e drejton në krijimtari. Mendja e tij është e preokupuar me ide të mëdha, ndërsa zemra i digjet nda dëshira e madhe për t’i realizuar. Frymëzimi i tij vjen nga lartësitë qiellore, e ai dëshiron që t’i shndërrojë në bukuri të realitetit material. E shohim magjistarin me njërën dorë të ngritur lartë e tjetrën në drejtim të tokës. Rreth tij jeta lulëzon tërësisht. Në tavolinë kupa, shpata, shkopi dhe monedha – simbole të tarotit. Magjistari e di që në të mbizotërojnë fuqitë krijuese më të mëdha sesa vetë ai, kështu që me mirënjohje e pranon këtë dhunti. Nëse karta juaj jetësore është e Magjistarit, jeni person i shqetësuar dhe kureshtar. Tema e jetës suaj është nxitja e ngjarjeve, realizimi i vizioneve. Me trimëri do ta ndiqni zemrën tuaj. Jeni person stabil që jeton një jetë të plotë dhe jeni shumë të devotshëm.
E vërteta e brendshme
Priftëresha e madhe është një person misterioz i kthyer drejt vetvetes. E di se pas botës së dukshme ekzistojnë fuqi të fshehta të ndjenjave dhe mistikës. Çfarëdo që të ndodh në shpirtin e tij, është e mbuluar me një vello të fshehtësisë. Ujërat në të cilat qëndron priftëresha e madhe janë të qeta dhe të mëdha. Edhe simbolet tjera përshkruajnë përmbajtjen e pasur që fshihet në botën tonë të brendshme, siç është kaça e frytshme në perden pas shpinës së saj dhe hëna e re nën këmbët e saj, të cilat gjithashtu e simbolizojnë të paditurën. Priftëresha e madhe e di të vërtetën e brendshme, ajo vetë është simbol i intuitës. Nëse karta juaj jetësore është ajo e priftëreshës së madhe, jeni person me energji të sofistikuar jetësore. Nxitni interesim me qetësinë tuaj dhe me forcën që e keni brenda vetes. Jeni misteriozë, të mëshirshëm dhe shumë kreativë. Misioni juaj jetësor është që ta zbuloni të vërtetën e brendshme, të punoni me fuqi të padukshme, me energjitë e ndjenjave. Të mësuar nga përvoja personale, të shtyrë nga dashuria dhe urtësia, mund t’u ndihmoni të tjerëve.

Numri 3: Caresha
Bollëk dhe gëzim jetësor
Caresha është person që di të kënaqet në jetë dhe rrezaton me vetëbesim. Për të fshehtësi e jetës është dashuria dhe zemra e madhe. Caresha kënaqet me gjëra të vogla sepse e di që jeta e madhe është e mbushur me margaritarë të vegjël të cilët i ofron përditshmëria. Për këtë arsye ajo kënaqet me gjëra si vizatimet e fëmijëve, ndonjë parfum ose duke pirë çaj. Karta e paraqet një femër të bukur të veshur në mënyrë solemne e cila me vetëbesim është e ulur në kopsht – vendin që ofron bollëk. Nëse karta juaj jetësore është ajo e careshës, jeni një person praktik dhe i balancuar që gjendet mirë në botën materiale. Në jetën tuaj lehtë e tërhiqni pasurinë dhe bollëkun, e ky është misioni më i rëndësishëm në jetën tuaj. I çmoni vlerat familjare. Natyra juaj e gëzuar tërheqë miq, të tjerët ju preferojnë si bashkëpunëtor dhe çmojnë këshillën tuaj.

Numri 4: Cari
Krijimi i sigurisë
Me dinjitet dhe autoritet, Cari nuk ka frikë nga përgjegjësia. Ai ka guxim, dije dhe me dorën e vet pos vetes së tij, përmes jetës drejton edhe të tjerët. Respekton rregullat dhe obligimet, me durim e ndërton suksesin. Fuqia dhe autoriteti i perandorit tregohet në kartë portretizohet si simbol i fuqisë dhe iniciativës. Rrobat e tij të buta të do të thotë se në çdo moment është i gatshëm për të vepruar. Megjithatë, mjekra e tij e bardhë kujton diturinë dhe skeptrin e gatishmërisë së qeverisë dhe të marrë përgjegjësinë. Nëse Cari është karta juaj, do të thotë se udhëhiqni me ndjenjat tuaja, jeni serioz dhe keni kontroll. Jeni të gatshëm të merreni me gjithçka që ju sjell jeta, jeni të sigurt në veten dhe forcën tuaj.

Numri 5: Prifti
Fuqia e dijes
Prifti është person të cilin gjithë jeta i kalon duke mësuar. Ai grumbullon informata dhe mëson. Paraqet zërin e mirëkuptimit, vlerave dhe ligjit. Prifti në të vërtetën dhe ndjen nevojën që t’jua shpërndajë edhe të tjerëve. Veshja e kuqe e priftin në kartë është simbol i besimit në sinqeritet, dije dhe rregull. Shtyllat e forta prapa tij janë simbol i stabilitetit të cilin ai e dhuron derisa pranoni rregullat e tij. Nëse karta e jetës tuaj është Prifti, obligimi jetësor i juaj përfshin mësimin dhe aktivitetin shoqëror. Me lehtësi përshtateni në organizatat shoqërore dhe punuese, në hierarkinë familjare. Jeni person familjar, religjioz, humanist me plot edukim.

Numri 6: Dashnorët
Rëndësia e zgjedhjes dhe dashurisë
Energjia e Dashnorëve është e drejtuar në krijimin e lidhjeve. Këto nuk janë vetëm lidhje dashurore, por ka të bëjë me njerëzit, idetë, punën, me të cilin Dashnorët e ndajnë energjinë e vet. Me këtë rast me rëndësi është ta bëni zgjedhjen e duhur. Kur zgjedhim, na udhëheqin ndjenjat, mendja, idealizmi ose praktika. Për juve dashuria është fuqia më e madhe, në të cilën besoni përmes energjisë pozitive. Dashuria shfaqet si një engjëll në kartë, e cila mbron ata në rrugën e tyre. Dashuria do ta inkurajojë zemrën tuaj që të jetë e hapur ndaj jetës dhe njerëzve, e gatshme për ndihmë dhe ballafaqim. Njerëzit ju duan sepse jeni person i ngrohtë, që ka nga një buzëqeshje dhe mirëkuptim për të gjithë.

Numri 7: Qerrja
Fuqia e vullnetit
Qerrja është simbol i fortë i vullnetit të fortë, e cila nga jeta e vet dëshiron të krijojë diçka të madhe dhe me domethënie. Për sukses duhet të mundoheni dhe gjithçka e ka çmimin e vet. Qerrja është një mjet që ju dërgon në betejë, e ngasësi është mirë i përgatitur, trim dhe i fortë. Ka një cak të saktë, e di fare mirë se çfarë dëshiron, kështu që rrezaton me vetëbesim dhe forcë. Është i gatshëm ndaj sfidave. Në kartë shohim dy luanë, me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, të cilët të qetë presin aty të ngjitur në qerre. Kjo është shenjë e vetëkontrollit, aftësisë që fuqitë e brendshme emocionale të shfrytëzohen në mënyrë konstruktive. Nëse qerrja është karta e jetës tuaj, e dini çfarë dëshironi dhe si ta arrini. Në kërkimin e pandërprerë me sfida vetëm sa e forconi vetëbesimin tuaj dhe zhvilloni egon e shëndetshme. Me lehtësi e merrni rolin e liderit, e shpeshherë e tregoni dominimin tuaj, pa dëshirën tuaj, e cila depërton si pasojë e vendosmërisë së qëllimeve tuaja.

Numri 8: Fuqia
Besimi në jetë
Fuqia simbolizon personin që me guxim tejkalon nëpër jetë. Guximi rrjedh nga besimi në jetë dhe në forcën vetanake. Për t’i ndjerë, së pari duhet ta duam veten tonë, e më pas me plot forcë t’jua japim edhe të tjerëve. Në kartë shohim gruan, e cila me duart e saj dhe me zinxhir prej luleve e zbut luanin. Duart e saj janë të buta, në prekjet e saj nuk ka dhunë, por se ajo e kontrollon bishën duke pasur besim në jetën e saj, guximin që rrjedh nga dashuria e saj. Nëse Fuqia është karta juaj, ju jeni person me karakter të fortë. Autoriteti juaj rrjedh nga vendosmëria. Ju nuk keni pse ta demonstroni fuqinë tuaj, jeni në gjendje që të arrini një kontroll të butë, pothuajse të pavërejtur. Ju e kontrolloni situatën, por jo përmes presionit apo frikës, por përmes mirëkuptimit dhe fuqisë tuaj të brendshme. Juve njerëzit instinktivisht ua besojnë udhëheqjen.

Numri 9: Vetmitari
Kërkimi shpirtëror
Vetmitari është person që kërkon të vërtetën në kërkimin e madh shpirtëror të quajtur jetë. Rruga shpirtërore kërkon të kërkoni në vete, ta përcillni yllin tuaj. Vetmitari mëson nga përvoja personale, shqyrton përgjigjen që ia imponon shoqërinë. Kështu që edhe niset rrugës së vet, i vetëm. Nëse karta juaj është Vetmitari, para jush është një rrugëtim për kuptimin e thellë të jetës. Ju jeni person që punoni në mënyrë aktive. Në mënyrë të disiplinuar punoni. Lini përshtypjen e një personi të mbyllur dhe modest, i cili punon pandërprerë për qëllimet e veta. Fuqia juaj shtrihet në lumturinë e brendshme që kalon përmes të vërtetave të kuptimit. Ju konsiderojnë person të shkathtë, person që njerëzit ju drejtohen për të kërkuar këshilla nga ju.

(Kosova Sot)
