
Lexoni edhe:
Burjani: VV po humb përkrahjen qytetare në Kosovë andaj duhet vetëdijesim
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Të them të drejtën, pavarësisht se si do të formohen institucionet, bllokimi institucional nuk duhet të vihet në veprim nga asnjëra prej katër partive politike shqiptare.Në këtë rast, PDK si parti e dytë pas VV-së është çelësi i dytë ku mund të hapen dyert e themelimit të institucioneve.
Burjani: VV po humb përkrahjen qytetare në Kosovë andaj duhet vetëdijesim
Lexoni edhe:
-Në këtë rast, një koalicion i mundshëm VV–PDK do ta zhbllokonte krizën dhe do t’i kishte votat për zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit, Presidentit dhe Kryeministrit.
Por thotë një fjalë popullore: "Dy atllar me një hu nuk ngulen".
Këtu është një problem, sepse që të dyja partitë, direkt apo tërthorazi, kanë dalë nga një bërthamë politike dhe se VV është themeluar me propozimin që kanë dhënë ish-liderët e atëhershëm të PDK-së, kryesisht udhëheqësit e SHIK-ut, të cilët si duket u penduan më vonë.
Po kjo është vetëm gjysma e VV-së, sepse gjysma tjetër ka dalë nga KAN-i dhe nga Sorosi, që dorën në zemër edhe tash po e mbajnë peng kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, me një politikë antiamerikane.
Edhe pse tash e bija është rritur, bashkëpunimi në mes të nënës dhe në mes të bijës vazhdon; edhe pse mund të prishen ndonjëherë me njëra-tjetrën, prapë ndreqen dhe ecin bashkërisht.
Por është një problem që gjithmonë shefat e vjetër e kanë pasur të vështirë të shkojnë pas ish-punëtorëve të tyre, të cilët tash janë avancuar dhe kanë hipur mbi shefat e tyre.
Kjo së paku mund të bëhet në aspektin deklarativ mbi tokë, kurse te punët e nëntokës dihet se shefat e vjetër mbesin prapë shefa, edhe pse jo me funksione politike, por me realizimin e propozimeve të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".