Sa romantike është shenja juaj e Zodiakut

  • 20 November 2018 - 17:35
Sa romantike është shenja juaj e Zodiakut

Dashuria është një gjë ka e çuditshme dhe e bukur. Kur bini në dashuri me dikë, dëshironi të bërtisni nga maja e kulmit. Në vijim ju shfaqim se sa romantike është shenja juaj e Zodiakut

DASHI Ju kurrë nuk mërziteni kur bëhet fjalë për dashurinë. Gjithmonë jeni në kërkim të shtimit të emocioneve dhe befasive në lidhjen tuaj.

DEMI Ju në mënyrë ekstreme jeni sentimental kur bëhet fjalë për romancën. Gjithmonë duke kërkuar mënyrë për të shtuar nostalgjinë dhe kujtimet në lidhjen tuaj.

BINJAKËT Jeni të zgjuar dhe mendjemprehtë dhe dini si t'i bëni njerëzit të qeshin. Sharmi juaj natyral gjithmonë ju ndihmon të stimuloni dhe tërhiqni interes në dashuri.

GAFORRJA Keni një aftësi natyrale për të kuptuar njerëzit në nivelin e tyre më të thellë, e kur bëhet fjalë për dashurinë, i bëni njerëzit thuajse jeni i vetmi në botë që është i duhuri për të.

LUANI Keni prani të fortë dhe fuqi për t'i gjetur njerëzit me qasje pozitive, e kur bëhet fjalë për dashurinë, mund ta keni pothuajse kë të dëshironi.

VIRGJËRESHA Kënaqeni lehtë dhe jeni shumë besnik, e këto dy cilësi së bashku e bëjnë pothuajse të pamundur për të dikë që të mos jua kthejë dashurinë.

PESHORJA Keni një stil natyral dhe me elegancë që ju shndërron në një objektiv të shumë njerëzve, por më e rëndësishmja është se ju jeni shumë nazeli.

AKREPI Jeni të fortë dhe seksi, po ashtu edhe shumë impulsiv, që do të thotë se ju nuk ulni kokën më poshtë se takat në dashuri, diçka që të tjerët e bëjnë shpesh.

SHIGJETARI Jeni një përzierje interesante midis të qenët serioz dhe gazmor, që do të thotë se nuk nguteni në dashuri, sepse dëshironi që edhe partneri të ketë të njëjtin ekuilibër.

BRICJAPI Ju jeni një punëtor shumë i madh, e dashurinë e shihni vetëm si edhe një tjetër sfidë në jetën tuaj që duhet punuar fort rreth saj për të pasur sukses.

UJORI Ju jeni krejt të pavarur, kështu që jo gjithmonë ndiheni se duhet pasur një dashuri në jetën tuaj. Do të duhet që dikush të jetë tepër i veçantë për t'ju pasur.

PESHQIT Ju jeni krejt vetëmohues, kështu që do të bëni gjithçka ta mbani një partner të lumtur, por, varësisht nga gjendja e lidhjes, kjo jo gjithmonë përkthehet në gjëra të mira.

 

(Kosova Sot)