Veriu i Kosovës përsëri në shënjestër për tu provokuar nga grupet paramilitare dhe kriminale , të mbështetura nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe Rusisë

Veriu i Kosovës përsëri në shënjestër për tu provokuar nga grupet paramilitare dhe kriminale , të mbështetura nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe Rusisë
Veriu i Kosovës përsëri në shënjestër për tu provokuar nga grupet paramilitare dhe kriminale , të mbështetura nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe Rusisë

Nexhat Haziri

  • 07 May 2024 - 19:04

Shkruan:ANALISTI-Nexhat Haziri

Arrestimi i dy shtetasve rus nga Policia e Kosovës në veri të vendit për arsyen e hyrjes së tyre pa viza të lëshuara nga Republika e Kosovës, duke shfrytëzuar rrugët ilegale, sulmi ndaj një ekipi patrullues të policisë së Kosovës dhe të KFOR-it nga një serb, janë sinjale që në veri të vendit situata mund të përshkallëzohet dhe të kemi serish një verë të nxehtë sikur ajo e vitit të kaluar.

 

Këto incidente, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë përveç që mund ta përshkallëzojnë situatën atje duke e quar drejtë konfliktit, shkojnë në favor të Serbisë e cila me propagandën e saj po mundohet që pjesën veriore të vendit ta paraqes si një presion dhe dhunë të shtetit të Kosovës ndaj komunitetit serb atje. Natyrisht se në këto situata të paqëndrueshme në aspektin e sigurisë e politik, është një teren e përshtatshëm për Serbinë për të ngritur kurthe dhe për të ndërtuar skenarë qoftë edhe duke marrë jetë njerëzish atje, kuptohet nga komuniteti serb, një lloja skenari si ajo "PANDA" në Pejë gjatë luftës, vetëm e vetëm që ta fajësoj Kosovën gjoja për dhunë dhe terror ndaj serbëve .

 

Andaj marrë parasysh situatën aktuale në teren dhe faktorët që ndikojnë në përshkallëzim të kësaj situate, faktor këta nxitës nga ana e Serbisë, institucionet tona shtetërore në veçanti ato të sigurisë duhet të jenë mjaftë të vëmendshme që t'i parandalojnë skenarët të cilët i përmendëm më lartë dhe kjo kërkon angazhim të të gjitha strukturave të sigurisë e në veçanti AKI-në. Ndërsa pjesa politike, pra qeveria por edhe pushteti lokal në katër komunat veriore që tani drejtohen nga kryetar shqiptar, duhet të gjejnë mënyrat apo mekanizmat e tyre për të shtrire një dialog me komunitetin serb atje, dialog ky që do të ndihmonte në forcimin e besimit të qytetarëve serb ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës dhe ky dialog të përcillet edhe me investime konkrete në këtë pjesë të vendit, duke bërë që Serbisë sa më shumë ti ngushtohet hapësira për veprimet e saja destruktive ndaj Kosovës përmes komunitetit serb atje.

 

Pra , atje është një situatë fragjile,potencialisht për t'u përshkallëzuar e që kërkon veprim dhe koordinim në mes institucioneve politike dhe atyre të sigurisë, e po ashtu edhe në bashkërendim edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, por edhe në nivelin politik. Çdo neglizhencë në raport me situatën politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të vendit, do të jetë në dëm të Kosovës, sidomos në proceset siç është anëtarësimi i vendit në KiE

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".