Modeli më i ri i “Audi SQ2”, çmimi dhe specifikat

  • 02 prill 2019 - 18:11
Modeli më i ri i “Audi SQ2”, çmimi dhe specifikat

“Audi” ka sjellë çmimin dhe specifikat për modelin e saj “SUV”, atë “SQ2”. Tashmë mund të porositet në Mbretërinë e Bashkuar me një çmim prej 36,800 funte.

Ka motorin e njëjtë prej 2.0-litra, me katër cilindra me benzinë, e modeli “SQ2” prodhon 296 kuaj fuqi.

Falë sistemit “Audi’s Quattro” me tërheqje me katër rrotat dhe transmisionin me shtatë shpejtësi, shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 4.8 sekonda, me një shpejtësi të kufizuar 249 KM/h.

Janë 10 ngjyra të ndryshme nga jashtë, nga brenda posedon ulëset sportive.

(Kosova Sot)