A do të fshehë “Instagram”-i pëlqimet që i merrni?

  • 24 April 2019 - 08:43
A do të fshehë “Instagram”-i pëlqimet që i merrni?

Së shpejti mund të ndryshojë “Instagram feed” në llogarinë tuaj. Ky gjigant i rrjeteve sociale ka shqyrtuar mundësinë e largimit të numërimit të pëlqimeve, me qëllim të zbutjes së presionit nga platforma. Vëzhguesi i këtij aplikacioni, Jane Manchun Wong, vërejti ndryshimin në kodin Android të “Instagram”-it.

Wong ka postuar “screenshots” ku shihet sesi do të funksionojë kjo, me një foto që tregon se nuk do të shfaqet numri i përgjithshëm i pëlqimeve, por vetëm pëlqimet nga njerëzit të cilët i ndjek.

Vetëm postuesi origjinal mund të shohë se sa pëlqime ka marrë fotoja e tij, nëse klikon butonin i cili shkruan: 'View Likes' (shih pëlqimet).

“Duam që ndjekësit tuaj të përqendrohen te ajo që shpërndani, e jo sa pëlqime i merr postimi juaj”, thuhet në një deklaratë.

(Kosova Sot)