Google Analytics bie nga sistemi

  • 03 June 2019 - 11:23
Google Analytics bie nga sistemi

Matësi i trafikut online, Google Analytics, po përballet me probleme të vazhdueshme.

Google Analytics, i cili shërben për të matur klikueshmërinë e uebsajteve online ka rënë nga sistemi dhe të dhënat e trafikut nuk po i shfaq.

Ky problem i ka nxitur shumë përdorues të tij të reagojnë e të kritikojnë funksionimin e gjigantit të Internetit, Google.

Reagimet e tyre të shumta janë bërë në rrjetin social Twitter.

(Kosova Sot Online)