Tesla Model S shënoi rekord në xhiro

  • 13 September 2019 - 21:34
Tesla Model S shënoi rekord në xhiro

Xhiron e Laguna Seca, Tesla Model S e ka kaluar për një minutë e 36.555 sekonda, vetëm një javë pasi u lansua Porshe Taycan, ka bërë të ditur Elon Musk.

Sipas kësaj, Tesla shënoi rekord të ri në xhiro, duke ia tejkaluar Jaguar XE SV për rreth një sekond, duke e tejkaluar këtë sedan me katër dyer, që kishte kryer xhiron për një minutë e 43.54 sekonda.

Në videon e shpërndarë, shihet Model S duke lëvizur me shumë shpejtësi dhe qetësi të madhe, nëpër shtigjet kësaj piste në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Ky është vetëm një nga rekordet e Tesla Model S, pasi ka ambicie që të arrijë edhe në Nurburgring të Gjermanisë, si një makinë shumë e shpejtë dhe e mirë.

(Kosova Sot Online)