Elon Musk tregon pse i dështoi makina e re e Tesla’s

  • 02 December 2019 - 17:54
Elon Musk tregon pse i dështoi makina e re e Tesla’s

Elon Musk ka treguar se pse xhami i makinës së re Tesla ‘cybertruck’ është thyer përgjatë një prezantimi të turpshëm.

Ai tha se makina para se të prezantohej është ‘keqpërdorur’, që do të thotë është provuar në po të njëjtën mënyrë ku ai e ka shpërndarë edhe videon e saj.

Në video shihet që makina pak para prezantimit është testuar në po të njëjtën mënyrë, por xhami i makinës nuk ka reaguar, raporton “BBC”.

Kjo ka shkaktuar që me goditjen e dytë në prezantim xhami i makinës të thyhet, kur është goditur më një top metali. Makina e së ardhmes është zbuluar të enjten në Kaliforni, ku dizajni i saj i paparë ndonjëherë ka tërhequr vëmendjen e audiencës, madje në internet është bërë edhe humor i madh për dizajnin e makinës.

Pa marr parasysh këtë moment të turpshëm, Tesla ka deklaruar se i ka pranuar më shumë se 200 mijë porosi, për makinën që pritet të dal në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)