Whats App bën ndryshimin e madh për të ndaluar lajmet e rreme, risia e fundit

  • 09 prill 2020 - 18:00
Whats App bën ndryshimin e madh për të ndaluar lajmet e rreme, risia e fundit

Whats App kufizon mundësinë e përcjelljes së një mesazhi të vetëm për disa përdorues njëherësh, në përpjekje për të frenuar përhapjen e lajmeve të rreme për koronavirusin.

Prestigjozja britanike “The Guardian” nxjerr në pah risinë që do të karakterizojë aplikacionin, me qëllim të frenimit të mesazheve potencialisht virale.

Kështu një mesazh, mund të dërgohet tek një person i vetëm dhe jo në pesë të ndryshëm njëkohësisht.

Në fakt, përdoruesit do të jenë në gjendje ta dërgojnë mesazhin individualisht pa ndonjë pengesë.

I vetmi limit është se nuk mund të ketë komunikime potencialisht virale, duke penguar dërgimin e një mesazhi tek shumë persona njëkohësisht.

“A është dërgimi gjithmonë negativ? Sigurisht jo. Ne e dimë se shumë përdorues përcjellin informacione të dobishme, video qesharake, meme, reflektime ose lutje që ata i konsiderojnë të rëndësishme. Javët e fundit, njerëzit e kanë përdorur gjithashtu WhatsApp për të organizuar manifestime publike në mbështetje të atyre që punojnë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor. Megjithatë, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të mesazheve të dërguara të cilat, sipas përdoruesve, mund të kontribuojnë në përhapjen e dezinformatave. Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësohet përhapja e këtyre mesazheve”, thuhet në deklaratën zyrtare.

(Kosova Sot Online)