Mercedes E-Class kabriolet do t'ju mahnitë

  • 29 May 2020 - 07:20
Mercedes E-Class kabriolet do t'ju mahnitë

Mercedesi ka zbuluar versionin kabriolet të modelit E-Class 2020, pas modelit saloon, duke i shtuar shumë përditësime kozmetike e teknologjike.

Ky model pritet të dal në shitje në vjeshtën e këtij viti me një çmim fillestar prej rreth 54 mijë euro.

Ashtu sikurse modeli E-Class saloon, edhe kabrioleti ka drita të ridizajnuara LED, mbrojtës e po ashtu edhe grilin nga para, ndërsa ofrohet në disa ngjyra për tu zgjedhur nga blerësit.

Nga brenda E-Classi kabriolet ka një timon të ri me shumë funksione, ulëse sportive, e sistemin më të ri të Mercedesit për argëtim MBUX.

Mercedesi gjithashtu ka përditësuar sistemin që ndihmon shoferët gjatë vozitjes, të quajtur “Energising Coagh”. Ky sistem iu ndihmon shoferëve në udhëtime të largëta duke caktuar automatikisht temperaturën e veturës, dritën nga brenda dhe muzikën.

Çdo version i tij ka nëntë marshe automatike si standard ndërsa blerësit mund të zgjedhin që të kenë vetëm rrotat e pasme aktive apo të gjitha.

(Kosova Sot Online)