Lamborghini Sián Roadster do t'ju mahnitë

  • A.P /
  • 12 korrik 2020 - 09:29
Lamborghini Sián Roadster do t'ju mahnitë

Ashtu si gjithmonë, një Lamborghini me prodhim të limituar gjithmonë vjen me një Lamborghni coupe, që gjithashtu prodhohet ne numra të vegjël. Ashtu si ndodhi me Reventon, Venero dhe Centenario, edhe tani i erdh rendi të mahnitshmit Labgorghinit Sian, që është hibrid prej 807 kuajve fuqi, prej tw cilit do tw prodhohen vetëm 63 copë.

Por modeli Sián Roadster do të jetë edhe më i rrallë. Lamborghini po ndërton vetëm 19 vetura dhe natyrisht, të gjitha janë tashmë të shitura. Ndoshta mund të blejmë ndonjë prej këtyre veturave në ndonjë auksion, shkruan TopGear.

Sián Roadster është teknikisht i njëjtë si standardi, që do të thotë se përdorë motorin prej 6.5 litrave V12 njëjtë si modeli Aventador, por i përmirësuar për 774 kuaj fuqi. Motori V12 ka një sistem hibrid prej një motori të vogël elektrik prej 48 voltëve. Kjo i jep Sián Roadsterit një shtesë prej 33 kuaj fuqi duke e bërë motorin hibrid të fuqishëm prej 807 kuaj fuqi, e kjo do të thotë se kjo hiper veturë mund të manovrohet nëpër parking pa motor të ndezur.

Në vend se të merr fuqinë nga bateritë konvencionale të litium-jonit, Sián Roadster pendorë të ashtuquajturin superkapacitor, i cili është shumë më i lehtë por më i dendur se sa një bateri normale. I tërë sistemi peshon vetëm 34 kg.

Lamborghini shkon prej 0 deri në 100 km në 2.9 sekonda. Edhe pse kulmi i hapur mund të mbyllet, gjithmonë do të ndieni elementet e natyrës në këtë veturë kaq të shpejtë.

(Kosova Sot Online)