Përditësimi i Lightroom iOS fshiu përgjithmonë dhjetëra mijëra foto të përdoruesve

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 10:01
Përditësimi i Lightroom iOS fshiu përgjithmonë dhjetëra mijëra foto të përdoruesve

Një përditësim në aplikacionin Lightroom të Adobes fshiu përgjithmonë fotot e përdoruesve të iOS-it të cilët nuk e kishin ruajtur materialin në Adobe Cloud.

Tashmë Adobe e ka rregulluar problemin, por shumë përdorues mbetën pa fotografitë e tyre.

Përditësimi në versionin 5.4 të këtij aplikacioni për iPhone dhe iPad erdhi javën e kaluar. Të enjten, një përdorues shkroi në forumet e Photoshopit që e kishte përditësuar aplikacionin në iOS, por kishte humbur të gjitha fotografitë, shkruan Endgadget.

Pas shumë ankesave tjera në forum, ku përdoruesit u ankuan se kishin humbur me dhjetëra mijëra fotografi, përfaqësuesi i Adobes, Rikk Flohr, u përgjigj duke thënë se problemi ishte rregulluar dhe se tani Adobe Lightroom kishte versionin 5.4.1 i cili nuk e shkaktonte këtë problem.

Sidoqoftë lajmi i keq ishte se fotografitë e shlyera nuk mund të ktheheshin më.

Fatkeqësisht shumë njerëz humbën punën e tyre që e kanë bërë ndoshta me vite, dhe ekspertët këshillojnë që fotografitë të ruhen edhe në ndonjë vend tjetër, ngase një skandal i tillë i pat ndodhur edhe një kompanie tjetër të madhe, Canonit.

(Kosova Sot Online)