4 arsyet pse Apple Watch 5 është ora inteligjente më e mirë e momentit

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 09:06
4 arsyet pse Apple Watch 5 është ora inteligjente më e mirë e momentit

Çmimi i orës inteligjente Apple Watch 5?  € 459

Apple Watch është një seri orash të prodhuara nga kompania e njohur amerikane. Këtë vit, këto aksesore vijnë edhe më të avancuara, falë opsioneve të ndryshme të shtuara. Apple Watch 5 përban rreth 20 mijë aplikacione, monitoron aktivitetin sportive dhe është shumë trendy.

Në një ditë të zakonshme pune, ora inteligjente ju kujton të  bëni një pushim. Gjatë kohës që ushtroni një sport, ora ju monitoron dhe nëse keni një problem shëndetësor mund t`ju bëjë një elektrogramë.

Ja 4 arsyet që e bëjnë Apple Watch 5 orën më të mire të momentit:

Ju ndihmon të jeni aktivë: Aplikacioni i monitorimit është i përbërë nga 3 pjesë; për lëvizjen, për qendrimin dhe për ushtrimet. Sportet që përfshihen janë: çiklizmi, vrapi, ecja, noti. Njëkohësisht, mund të dëgjoni muzikë. Sipas rekomandimeve, 40 minuta sport në ditë është e shëndetshme për njeriun. Prandaj, kjo orë ju ndihmon të jeni sa më aktivë.

Në punë: Ndërkohë që jeni duke punuar dhe telefoni nuk është afër jush, ora inteligjente mundëson të mos humbisni asnjë telefonatë. Mund të komunikoni nëpërmjet orës, qoftë edhe me mesazhe. Aktivizoni opsionin e kalendarit për t`u njoftuar për çdo ngjarje. Zgjedhja e këtij opsioni është në dorën tuaj, sepse ndoshta dëshironi të shkëputeni pak nga telefoni.

Shëndeti dhe emergjencat: Ora monitoron rrahjet e zemrës falë sensorëve që ndodhen në të. Në rast emergjence, të dhënat shëndetësore që mat ora mund t`ia dërgoni mjekut tuaj. Ju ndihmon të dalloni zhurmat dhe vijimin e ciklit menstrual. Gjithashtu, për telefonatat SOS, mjafton të shtypni një buton. Thirrja e emergjencës  është e aktivizuar për çdo rast.

Versionet ‘trendy’ të orës: Rripat e orës janë të disponueshme në ngjyra dhe modele të shumëllojshme. Mund të bëni kombinimet tuaja sipas dëshirës, për të pasur orën që ju pëlqen. Keni variante të ndryshme të orës inteligjente, nga nuancat e thjeshta e të përditshme deri tek ato më madhështoret. Markat e njohura Nike dhe Hermès ju ofrojnë modele të veçanta të orës.

Çmimi i orës inteligjente Apple Watch 5?  € 459

(Kosova Sot