Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 09:00
Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19

Singapori është duke shpërndarë mijëra pajisje të cilat do gjurmojnë se ku ka qenë një person dhe me kë është takuar.

Pajisja e vogël me Bluetooth është e paraparë që të parandalojë koronavirusin. Kjo pajisje është menduar për të gjithë ata persona të cilët nuk zotërojnë telefona dhe nuk kanë mundësi të përdorin një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, e përgatitur më parë nga qeveria e Singaporit.

Autoritetet thanë se kjo pajisje do të ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt kur ndodhen jashtë.

Për shembull, kjo pajisje do të ndihmojë të moshuarit të mbajnë një regjistër të saktë të vendndodhjes së tyre.

E vetmja gjë që përdoruesit duhet të bëjnë është të mbajnë një pajisje të tillë me vete dhe bateria zgjat deri në nëntë muaj pa pasur nevojë për rimbushje.

(Kosova Sot Online)