Vendimi/ Hiqet nga rrjetet sociale çdo mesazh që i uron dikujt vdekjen

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 09:32
Vendimi/ Hiqet nga rrjetet sociale çdo mesazh që i uron dikujt vdekjen

Pas lajmit se presidenti amerikan Donald Trump kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, shumë njerëz në rrjetet sociale i uruan shërim të shpejtë.

Por pati edhe nga ana që u lëshuan në komente negative, e madje disa përdorues të Facebook, Twitterit e Tik Tokut i uruan dhe vdekjen shefit të Shtëpisë së Bardhë. Kjo bëri që kompanitë e mediave sociale të dalin me një vendim: Çdo përmbajtje në të cilën i dëshirohet vdekja dikujt, përfshirë presidentin, do të hiqet nga rrjetet sociale.

Të tre mediat në fjalë ishin të parat që njoftuan se komente të tilla për Trumpin do të fshiheshin menjëherë. Twitter tha se “postimet që i dëshirojnë ose shpresojnë për vdekje, dëmtime të rënda trupore ose sëmundje fatale kundër dikujt, nuk lejohen dhe do të hiqen”, por sqaroi se kjo nuk do të thotë automatikisht “bllokim të llogarisë”. Drejtues të tij po ashtu kërkuan që përdoruesit të raportojnë çdo formë abuzimi ose ngacmimi në këtë platformë.

(Kosova Sot Online)