Simpsons parashikojnë se çfarë do të ndodhë në vitin 2021 dhe nuk është aspak diçka e këndshme

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 10:22
Simpsons parashikojnë se çfarë do të ndodhë në vitin 2021 dhe nuk është aspak diçka e këndshme

Seriali i animuar “The Simpsons” ka bërë shumë parashikime të sakta përgjatë viteve të transmetimit të tij në televizion.

Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë u parashikua 16 vite para se të ndodhte, ndërsa të saktë kanë qenë edhe në parashikimin për virusin e ardhur nga Kina.

Kësaj radhe, familja e famshme ka “parashikuar” disa rrethana që do të ndodhin në vitin 2021. Në episodin më të ri ka një skenë ku Homer Simpson i gjen rrugët krejtësisht të shkatërruara, me zjarre kudo dhe me disa robotë që patrullojnë zonën.

Në fund të episodit, si qershia mbi tortë, shfaqen edhe 4 kalorësit e Apokalipsit.

(Kosova Sot Online)