Vetura më e lirë në tregun e SHBA-së

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 07:41
Vetura më e lirë në tregun e SHBA-së

Chevrolet Spark do të jetë modeli më i lirë i veturave në tregun e SHBA-së për vitin 2021., shkruan CrasDirect.

Jo veturë e vogël për qytet, është e vetmja që mund të blihet për më pak se 15.000 dollarë në SHBA.

Çmimi fillestar i kësaj veture është 14.395 dollarë (rreth 11.800 euro).

Më herët vetura më e lirë ishte Mitsubishi Mirage, çmimi fillestar i të cilës ishte 15.565 dollarë. Për pak më shumë para mund të bliheshin edhe Hyundai Accent (16.390 $) dhe Kia Rio (16.815 $).

Ndërruesi automatik i shpejtësive është pagesë shtesë dhe kështu një Spark automatik kushton 15.495 dollarë.

(Kosova Sot Online)