Oriola Marashi e veshi më parë! Nicki Minaj bën xing me modelen

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 20:15
Oriola Marashi e veshi më parë! Nicki Minaj bën xing me modelen

Pak minuta më parë reperja me famë botërore ka postuar një foto në rrjetet sociale me partnerin e saj për të uruar të gjithë fansat për Krishtlindje.

Ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, teksa flokët i ka lyer në ngjyrë çokollat. “Gëzuar Krishtlindjet” ka shkruar ajo krah fotos.

Mirëpo, nëse për disa kjo është thjesht një foto urimi për Oriola Marashin nuk duket aspak kështu.

E dini pse? Sepse fustanin që ka veshur reperja e ka veshur modelja shqiptare kohë më parë. Ajo ka nxituar menjëherë të hedhë një story, ku ka treguar surprizën e ditës, e cila i ka pëlqyer shumë.

“O zot @nickiminaj. Kam veshur të njëjtin fustan si mbretëresha @nickyminaj!”

Image

(Kosova Sot Online)