A duhet ti besojmë parashikimit të motit në telefon?

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 10:51
A duhet ti besojmë parashikimit të motit në telefon?

Kur planifikoni udhëtime jashtë qytetit dhe nuk dëshironi që të keni supriza të pakëndshme të motit, gjëja e parë që ju vjen në mendje është të kontrolloni motin në aplikacionin tuaj në telefon.

Epo, sipas meterologut Hakil Osmani i cili ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora  jo gjithmonë ky parashikim është i saktë pasi informacioni që merret nëpërmjet pamjeve satelitore është tjetër gjë nga ajo që aplikacioni në telefon parashikon.

“Parashikimi i motit që jepet në telefon është thjesht një aplikacion dhe duhet parë nëse janë të sakta apo ajo (lenë për të dëshiruar).

Është thjesht një aplikacion, është tjetër informacioni që merret nëpërmjet pamjeve satelitore apo hartat të cilat studiohen”.

(Kosova Sot Online)