39,000 lojëra të Apple nuk do të blihen më

  • A.P /
  • 08 janar 2021 - 15:30
39,000 lojëra të Apple nuk do të blihen më

Kompania Apple ka tërhequr nga dyqanet në Kinë me shumë se 39 mijë lojëra. Ky vendim i kompanisë amerikane vjen pas afatit të vendosur për të gjithë botuesit e lojërave për të marrë një licencë.

Botuesit nuk kanë dashur që të kenë një licencë për tregtimin e lojërave për vitin e ardhshëm, kështu që Apple ka vendosur që t’i tërheq nga ky treg. Po ashtu pak ditë më parë kompania kishte goditur një rast të tregtimit të lojërave pa licencë.

Disa nga lojërat që nuk do të shiten më në Kinë janë  dhe Ubisoft Assassin’s Creed Identity dhe NBA 2K20.

Apple fillimisht u dha botuesve të lojërave një afat të fundit të Qershorit për të paraqitur një numër licence të lëshuar nga qeveria duke u mundësuar përdoruesve të bëjnë blerje përmes aplikacioneve në tregun më të madh të lojërave në botë. Apple më vonë e zgjati afatin deri në 31 Dhjetor.

Dyqanet e aplikacioneve Android të Kinës kanë kohë që janë në përputhje me rregulloret për licencat. Ende nuk është e qartë pse Apple po i zbaton ato në mënyrë më rigoroze këtë vit.

Analistët thanë se masa nuk ishte befasi pasi Apple vazhdon të mbyllë boshllëqet në përputhje me rregullatorët e përmbajtjes së Kinës.


(Kosova Sot Online)