Protestat e Qershorit 2026-Lëvizje gjithkombëtare për Triumfin e Kombit
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Tashmë protestat patriotike të rinisë shqiptare dhe kauzat madhore që ajo i shtron si zgjidhje, këto protesta tashmë kanë hyrë në Histori dhe shënojnë Epokë, nisur nga fakti i mbështetjes së jashtëzakonshme të tyre nga e gjithë rinia shqiptare, studentore dhe elita qytetare, por që ditën e parë të tyre këto protesta janë mbështetur fuqishëm nga diaspora patriotike shqiptare në perendim , e cila pritet të jetë prezet fort sot në Tiranë me datë 20 QERSHOR 2026, fakte këto, që u japin këtyre protestave dimension jo vetëm gjithkombëtar por edhe ndërkombëtar.
Këto protesta po bëjnë zgjimin dhe ndërgjegjsimin për domosdoshmërinë e zgjidhjes së cështjes kombëtare shqiptare ,Triumfin e Kombit ,Bashkimin Kombëtar.
Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë këtij qyteti tashmë mund t’i vihet emri edhe si qyteti i rezistencës dhe i protestave rinore për luftën kundër korrupsionit, krimit ,tradhëtisë së politikës; protestave të cilat do i bëjnë detyrimisht politikës shqiptare Veting-un , ndarjen e Shqipërisë nga politika e vjetër, nga ajo komuniste dhe nga e kaluara e tranzicionit të regjimit të korrupsionit të këtyre 35 viteve.
Këto protesta po sjellin kthimin e besimit dhe të shpresës te shqiptarët se Shqipëria bëhet, protesta të cilat do ndalin largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe mundësojnë e frymëzojnë kthimin e shqiptarëve në tokën, atdheun dhe në shtetin e tyre, prandaj kudo në Europë protestojnë diaspora kundër regjimit politik ,kundër politikës së vjetër , kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër politikës aktuale të këtij tranzicioni në Shqipëri dhe pazareve të saj me trojet shqiptare që i ka nxjerrë në shitje.
Urojmë që këto protesta të mos ndalen deri në realizimin e kauzave dhe të misionit historik të nisur prej kësaj rinie e qytetarie patriotike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
