Signal po ia zë vendin Whatsapp-it, kritikohet ashpër rivali rus Telegram!

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 09:16
Signal po ia zë vendin Whatsapp-it, kritikohet ashpër rivali rus Telegram!

Koalicioni për një Internet më të Sigurt, një organizatë jofitimprurëse nga Uashingtoni që mbron heqjen e përmbajtjes ekstremiste nga mediat sociale, ka ngritur një padi dhe rast gjyqësor kundër Apple duke kërkuar heqjen e aplikacionit Telegram nga App Store.

Sipas tyre, aplikacioni i njohur rus është “përdorur për të frikësuar, kërcënuar dhe përhapur racizëm, neo-nazizëm dhe gjuhë urrejtjeje në publik”.

Koalicioni në proces gjyqësor thotë se Telegram shkel rregullat e Apple App Store duke lejuar që një përmbajtje e tillë të publikohet në platformën e saj.

Meqenëse, pas “eksodit” në rritje të përdoruesve nga WhatsApp për shkak të futjes së rregullave të reja të privatësisë, dhe largimi i platformës Parler nga serverat e Amazon, fokusi i kritikave tani po zhvendoset në Telegram.

Dhe tani lind pyetja nëse Signal, një aplikacion për mesazhe, numri i përdoruesve i të cilit është rritur me një të tretën që nga fillimi i vitit po e zëvendëson Telegramin.

Kështu, vetëm javën e kaluar, Sinjali u instalua nga rreth 810,000 njerëz në të gjithë botën, që është 18 herë më shumë se më 6 janar, kur WhatsApp azhurnoi kushtet për mbrojtjen e privatësisë së të dhënave të përdoruesve.

(Kosova Sot Online)