Realiteti virtual, “magjia” e elektronikës/ Krijohet jeleku që lejon prekjen

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 09:04
Realiteti virtual, “magjia” e elektronikës/ Krijohet jeleku që lejon prekjen

Një jelek që jep ndjesinë e prekjes i krijuar nga një kompani me qendër në Spanjë, po i “transporton” lojtarët brenda ambjentit të lojës të shoqëruar me ndjesitë e vërteta fizike.

Krijuesit e këtij jeleku elektronik besojnë se pajisje të tilla e tejkalojnë cakun e lojrave, me mundësinë e përdorimit të tyre në arsim e më tej, thotë VOA. Kufjet e realitetit virtual i zhysin përdoruesit në botën vizuale të një mjedisi me pamje dhe audio gjatë një loje me aksion.

“Gjëja më e pabesueshme është se jo vetëm që i ndjen gjërat kur i ke përballë, por edhe pas shpine. Ndërsa luan, e ndjen që diçka po ndodh prapa teje”, thotë 26 vjecarja Anabel Sanchez e cila është e pasionuar pas lojërave të tilla. Jeleku elektronik duket se e përmirëson  ndjeshëm eksperiencën në video-lojëra. Prodhuesit e lojërave elektronike filluan me zërin duke ofruar përhapjen e tingullit në një mjedis 360 gradë. Por jeleku ofron ndjesinë e asaj që i ndodh personazhit në lojë, nëse goditet në një pjesë të trupit, duke të detyruar të kthehesh nga vjen goditja, në përpjekje për të mbijetuar aty brenda.

Ata që e kanë provuar thonë se lojtari e ndjen goditjen. Jeleku me ndjesorë OWO u krijua nga kompnia OWO GAMES me qendër në Malaga të Spanjës. Drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i saj Jose Fuertes thotë se jeleku pa tela ofron 30 ndjesi të ndryshme, që nga presioni i erës e deri tek ngritja e peshës.

(Kosova Sot Online)