
Lexoni edhe:
Zeqa: Protesta në Shqipëri ka elemente të një mobilizimi të organizuar politik të cilin nuk mund ta quajmë revolucion!
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Paqartësitë kushtetuese janë një nga shkaqet kryesore të cikleve të pafundme zgjedhore. Sepse Kushtetuta aktuale nuk e përcakton nëse fituesi me shumicë votash ka të drejtë apo jo të ushtrimit të tri funksioneve kryesore: Kryetarin e Kuvendit, Presidentin dhe Kryeministrin.
-Nuk ka as ndonjë klauzolë që i detyron deputetët opozitarë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, për t'ia bërë kuorumin e domosdoshëm prej 81 deputetëve pozitës.
Mungesa e kuorumit të nevojshëm prej 81 deputetësh, automatikisht shkakton bllokadën institucionale, pra, zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Përgjegjësia për krijimin e institucioneve shtetërore dhe pushtetare është e përbashkët, pra, pozitë dhe opozitë. Por, përgjegjësia kryesore bie mbi partinë fituese, pra, pozitën.
Ngulmimi i pozitës se "populli më ka votuar me shumicë dhe më takojnë tri funksionet kryesore", nuk qëndron. Sepse, vërtet, populli t'i ka dhënë gjysmën e votave, por jo të tëra. Andaj, diçka nga pushteti i takon edhe gjysmës tjetër, pra, opozitës.
Në rastin konkret, për zgjedhjet e parafundit dhe të fundit, kompromisin po e refuzon pozita dhe jo opozita. Sepse pozita ligjërisht, sipas Kushtetutës, ka të drejtë ta kushtëzojë postin e Kryeparlamentarit dhe Kryeministrin, por jo edhe të Presidentit, për arsye se nuk ka arritur fitore absolute, por relative.
Pikërisht për këtë, analisti me përvojë ndërkombëtare, Bodo Weber, është kritik ndaj qeverisjes "relativisht autoritare", me retorikë agresive dhe lëndim të demokracisë, duke trajtuar krizën institucionale në Kosovë, në gazetën prestigjioze gjermane "Frankfurter Rundschau".
Analisti Weber, me bindje dhe përkushtim në shërbim të demokracisë së popujve ballkanikë, me theks të veçantë të Kosovës, duke parë kryeneçësinë totalitare të liderëve të Kosovës, parashikon një skenar të keq, me rrjedhoja të vazhdimit të krizës institucionale dhe të bllokadës hiç normale politike. "Do të shohim përsëri zgjedhje të reja dhe i njëjti cikël do të përsëritet", – shkruan Weber.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".