
Lexoni edhe:
Shabani: Dorëheqja e Edi Ramës dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme janë rruga më e shpejtë për të ulur tensionet
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Tashmë protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri kanë hyrë në javën e katërt dhe po vazhdojnë të mbledhin qytetarë nga të gjitha anët dhe trevat etnike! Për më tepër se shenjë e një pakënaqësie reale popullore, kjo protestë ka elemente të një mobilizimi të organizuar politik, të cilin nuk mund ta quajmë revolucion!
-Pasi kjo është një protestë shumë komplekse dhe me shumë të panjohura! Këtë e bën komplekse pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me ç’rast protestat në Tiranë po kthehen në temë kryesore debati, ndërsa thelbi i kërkesave të protestuesve po mbetet në plan të dytë!
Kjo i shkon për shtati kryeministrit Edi Rama!
Andaj, me të drejtë kryeministri Edi Rama deklaron se nuk sheh asnjë arsye për dorëheqje, duke demonstruar siguri politike dhe duke e trajtuar këtë si një krizë që mund të tejkalohet vetvetiu!
Fakti që Edi Rama e përjashton publikisht Albin Kurtin nga çdo përgjegjësi për pjesëmarrjen e aktivistëve të Vetëvendosjes në këto protesta e forcon pozicionin e tij.
Me këtë qasje pragmatike, Edi Rama është duke treguar lidership të përgjegjshëm, i cili përpiqet në radhë të parë të ruajë raportet Tiranë–Prishtinë, prapa të cilave fshihet një llogari politike më e gjerë, për të cilën duhet elaborim më i gjerë!
Gjithsesi, është në interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi që kërkesat e protestuesve të kristalizohen sa më parë, sikurse që duhet të definohet pjesëmarrja.
Ngase përzierja e protestuesve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës apo nga diaspora i bën më komplekse kërkesat e drejta të protestuesve!
Secili të angazhohet në vendin e tij për zgjidhjen e problemeve të akumuluara ndër vite dhe dekada!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".