Fenomeni ‘GameStop’, kompania e lojërave elektronike, fushë beteje në ‘Wall Street’

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 09:53
Fenomeni ‘GameStop’, kompania e lojërave elektronike, fushë beteje në ‘Wall Street’

Në mbarë Amerikën, ‘GameStop’ është vetëm një vend ku mund të blesh një lojë elektronike. Por në ‘Wall Street’ ajo është kthyer në fushë beteje.

‘GameStop’ ishte një nga kompanitë që ishin ngritur me fonde investimi dhe pritej të humbiste vlerë.

Por një numër i madh njerëzish, kryesisht investitorë individualë, bleu aksione të kompanisë. Kërkesa e lartë bëri që çmimi i aksioneve të saj të rritej masivisht.

“Po shohim një ushtri të madhe investitorësh individualë që kanë vendosur të bëhen pjesë e fondeve të investimit në ‘Wall Street’. Këta individë, që janë investitorë amatorë, nuk po e bëjnë këtë për të depërtuar në tregun e madh, ata janë të fokusuar në një grusht aksionesh që janë thelbi i fondeve të investimit. Ndaj, në një farë mënyre ka një pushtim të ‘Wall Street’”, shprehet Seth Sutel, redaktor ekonomie, Associated Press.

‘RobinHood’, një platformë tregtare online po kufizon veprimet financiare që mund të bëhen me ‘GameStop’ dhe grupe të tjera, aksionet e të cilave janë rritur si pasojë e blerjeve të shfrenuara nga investitorët e vegjël.

Kompania ka bërë ndryshime themelore për industrinë e ndërmjetësimit, siç është vendimi i saj për të zeruar komisionin për klientët që tregtojnë aksione dhe lëvizin fonde.

“’RobinHood’ është një aplikacion për tregtinë, është një platformë tregtare shumë popullore. Mund ta përdorni në telefonin tuaj dhe qëllimi i saj, sikurse thonë menaxherët, është të demokratizojë financat. Por ata kanë pasur probleme me entet rregullatorë, që pretendojnë se në këtë mënyrë po inkurajohet kthimi i investimit në lojë”, shprehet Seth Sutel, redaktor ekonomie, Associated Press.

Përpjekja e ‘RobinHood’ për të ulur spekulimet që kanë marrë dhenë shkaktoi më shumë paqëndrueshmëri në treg dhe qëndrimin e përdoruesve të platformës dhe disa anëtarëve të Kongresit, se investitorët e vegjël po trajtohen në mënyrë të padrejtë.

(Kosova Sot Online)