Krijuesi ‘zhduk’ lojën më të famshme në botë, që e bëri milioner: Më shkatërroi jetën

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 09:22
Krijuesi ‘zhduk’ lojën më të famshme në botë, që e bëri milioner: Më shkatërroi jetën

Krijuesi i një prej lojërave më të famshme në botë, Flappy Bird, tha se e ai e fshiu lojën, sepse ishte shumë fiksuese, duke shtuar se kjo “thjesht më shkatërroi jetën”.

Dong Nguyen u pendua që e krijoi lojën dhe e hoqi atë nga dyqanet online. Edhe pse ishte një lojë shumë e thjeshtë, ajo bëri që krijuesi i saj të merrte rreth 50 mijë paund në ditë nga reklamat.

 

“Unë e krijova për të luajtur me të pak minuta, për t’u relaksuar, por loja u bë një mjet varësie, kjo nuk është një gjë e mirë.

Për ta zgjidhur këtë problem është më mirë që ta zhduk”, tha ai. Ai tha se donte vetëm të jetonte në paqe, duke shkruar se nuk donte që mediat të shkruanin se sa të suksesshme ishin lojërat e tij.

(Kosova Sot Online)