Instagrami publikon opsionin e kërkuar

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 17:20
Instagrami publikon opsionin e kërkuar

Instagrami do t’u ofrojë shfrytëzuesve të tij opsioni e kërkuar gjatë nga ta, kthimin e përmbajtjes së fshirë më herët.

“E dimë që kjo është kërkuar gjatë. Tash për herë të parë do të mund të ktheni përmbajtjen e fshirë më herët. Po ashtu, kemi përmirësuar sigurinë që t’ua pamundësojmë hakerëve të rrezikojnë llogarinë tuaj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Instagramit.

Për të kthyer përmbajtjen e fshirë, e nevojshme është të ndiqen këta hapa: Hapni Instagrain dhe zgjidhni opsionin “settings”. Më pas zgjidhni “account, pastaj “recently deleted”. Në këtë çast do të shihni gjithë përmbajtjen e fshirë. Do t’u jepet mundësia të ktheni përmbajtjen apo të fshini përgjithmonë atë.

Mundësia e kthimit të përmbajtjes do të duhej të ishte në dispozicion për shumicën e shfrytëzuesve deri në fund të javës.

(Kosova Sot Online)