Tetëvjeçari që u bë kampion në video-lojën e famshme, fitoi mijëra dollarë

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 09:51
Tetëvjeçari që u bë kampion në video-lojën e famshme, fitoi mijëra dollarë

Ngjarja kryesore e fëmijëve në ditën e ditëlindjes së tyre është fryrja e qirinjve në tortën e tyre. Megjithatë, Joseph Deen, në ditën kur mbushi tetë vjet, nënshkroi kontratë me video-lojën Fortnite.

Joseph është lojtari më i ri i paguar ndonjëherë nga Fornite, pasi kishte nënshkruar me ekipin në dhjetor të vitit të kaluar.

Ekipi nga Kalifornia i Esports e ftoi atë në selinë e tyre për t’i dhënë një shpërblim 33.000 dollarë dhe sistem kompjuterik me shpejtësi të lartë. Fornite është lojë e qitjes dhe ndërtimit në stilin e parë që luhet në internet nga qindra miliona lojtarë në tërë botën.

“U mahnita kur mu ofrua kontrata. Unë kam menduar shumë për të qenë lojtar profesionist, por askush nuk më mori seriozisht deri kur erdhi skuadra 33”, ka thënë Joseph për BBC.

Joseph ka luajtur Fortnite që kur ishte katërvjeçar dhe u vu rë për herë të parë nga ekipi i video-lojës 18 muaj më parë.

“Njëri nga zyrtarët ranë në kontakt me të dhe tregoi që njeh këtë fëmijë të quajtur Joseph dhe është jashtëzakonisht i mirë”, ka thënë Tyler Gallagher, shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i ekipit.

Faqja e video-lojës thotë se vetëm 2 nga 10 lojtarët kryesorë që marrin fitime nga Fotnite janë mbi 18 vjeç.

(Kosova Sot Online)