Lexoni edhe:
Lamborghini shënon rekord fitimi në pandemi, habitet edhe shefi
Shefat ekzekutivë të kompanive Facebook, Google dhe Twitter u përballën me pyetje të vështira nga ligjvënësit amerikanë, për rolin e këtyre firmave në trazirat në Kongres, më 6 janar, dhe dështimin për të kontrolluar përhapjen e dezinformatave.
Shefat ekzekutivë u përballën me akuza se platformat e tyre të mediave sociale nuk arrijnë të kontrollojnë në mënyrë efektive përmbajtjen.
Lamborghini shënon rekord fitimi në pandemi, habitet edhe shefiLexoni edhe:
Seanca virtuale dëgjimore në një komitet të Dhomës së Përfaqësuesve zgjati gjashtë orë.
Ligjvënësit thanë se platformat në fjalë promovojnë gjithçka, nga ekstremizmi politik deri te dezinformatat për vaksina.
Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se nuk është e mundur që të kontrollohet e gjithë përmbajtja e dëmshme, pa cenuar liritë.
Por, ligjvënësit u shprehën të zhgënjyer me hezitimin e Zuckerbergut, si dhe të kreut të Twitter-it, Jack Dorsey, dhe të Google-it, Sundar Pichai, për të pranuar përgjegjësinë për rolin që platformat e tyre kanë luajtur në sulmin në Kongres.
Më 6 janar, mbështetës të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit amerikan, derisa ky i fundit po certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale.
Pesë vetë, përfshirë një zyrtar policor, mbetën të vrarë në trazira.
“Si është e mundur që ju të mos pranoni se Facebook ka luajtur një rol qendror në lehtësimin e planifikimit dhe ekzekutimit të sulmit në Kongres”, pyeti ligjvënësi demokrat, Mike Doyle, Zuckerbergun.
“Zgjedhjet tuaja kanë vënë jetën dhe demokracinë tonë në rrezik”, tha ai.
Seanca u zhvillua me mbështetje të plotë dypartiake. Edhe demokratët, edhe republikanët në Kongres duan ndryshimin e rregullave. Ata kanë vënë në shënjestër Nenin 230 të Aktit të Komunikimeve të Dinjitetshme – një rregull ky që i mbron firmat nga paditja për përmbajtjen që postojnë përdoruesit në faqet e tyre.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje më herët që ky rregull të rishikohet.
Shefat e rrjeteve sociale dhanë detaje për ndryshimet që kanë bërë në platformat e tyre. Ata kujtuan se kanë bllokuar llogaritë e Trumpit, pas pretendimeve të tij të rreme për mashtrime në zgjedhje. Po ashtu thanë se kanë bllokuar qindra mijëra postime që përhapnin dezinformata për sëmundjen COVID-19.
Shefi i Twitter-it, Jack Dorsey, tha se nëse Qeveria amerikane dikton atë që mund dhe nuk mund të thuhet në platforma, një gjë e tillë mund t’i kthejë ato në shërbime, ku njerëzit nuk mund t’i vënë në dyshim qeveritë.
“Ky është realiteti në shumë vende sot”, tha Dorsey.
Ai sugjeroi krijimin e protokolleve të hapura, që do të shërbenin si udhëzime të përbashkëta për platformat e mediave sociale, kur bëhet fjalë për moderimin e përmbajtjes.
Por, anëtarët e komitetit nuk e mbështetën. Disa, madje, i akuzuan firmat për përdorimin e disa algoritmeve që i çojnë përdoruesit në përmbajtje më përçarëse dhe më ekstreme. Në këtë mënyrë, thanë ata, firmat i mbajnë njerëzit të angazhuar më gjatë dhe i rrisin fitimet.
Shefat e rrjeteve sociale i mohuan pretendimet e tilla dhe thanë se ato pasqyrojnë keqkuptimet rreth funksionimit të algoritmeve.
Të tre ata janë përballur me një sërë dëgjimesh në Kongres, këtë vit. Kjo ishte paraqitja e katërt për Zuckerbergun dhe e treta për Dorseyn dhe Pichain.
(Kosova Sot Online)