Makina e Pablo Escobar në shitje për 2.2 mln dollarë

  • E.K /
  • 29 mars 2021 - 09:53
 Makina e Pablo Escobar në shitje për 2.2 mln dollarë

“Porsche 911” një nga automjetet e koleksionit klasik të Pablo Escobar del në shitje për 2.2 milionë dollarë.

Automjeti i bosit famëkeq të drogës dhe krimit u prodhua në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974 dhe u përdor në Garat Ndërkombëtare të Kampionëve para se të binte në duart e Escobarit.

Kolumbiani njihej si garues në Bogota dhe ishte i fiksuar pas makinave luksoze të kohës dhe para se të bëhej narkotrafikant kishte një pasuri prej rreth 30 miliardë dollarësh.

Pas vdekjes së tij, makina qëndroi në garazh për shumë vite, por së fundmi është riparuar dhe lyer sërish me bojën origjinale.

Pablo Escobar njihet si një nga emrat më famëkeq në të gjithë historinë kriminale, historitë e të cilit kanë mbushur internetin për vite me radhë, por  shumë pak e dinin se ai ishte një person i apasionuar pas makinave dhe garave.

(Kosova Sot Online)