PUBG, më 1 miliard shkarkime në celularë

  • A.P /
  • 07 prill 2021 - 15:53
PUBG, më 1 miliard shkarkime në celularë

Videoloja e famshme “PUBG Mobile” ka arritur një tjetër shifër historike, me një miliard shkarkime në gjithë botën, ka njoftuar kompania “Tencent”.

Edhe pse numri nuk e përfshin Kinën, ai shënon prezencë të madhe të videolojës në botë.

“PUBG Mobile” është konsideruar gjatë si një nga lojërat më të famshme në planet, që kur u lansua më 2018. Në vitin 2019, ajo u bë videoloja me më së shumti fitime.

Krahas këtij njoftimi, kompania bëri të ditur edhe partneritetin me “Godzilla vs. Kong”.

(Kosova Sot Online)