Shkurte Fejza uron Presidenten: Rruga e nderit më e zorshmja por e vetmja rrugë e drejtë

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 20:03
Shkurte Fejza uron Presidenten: Rruga e nderit më e zorshmja por e vetmja rrugë e drejtë

Data 4 Prill 2021, nuk do të harrohet kurrë, pasi femra më e votuar në Historinë e zgjedhjeve të Kosovës, zonja Vjosa Osmani, të cilës populli ia besoi mbi 300 mijë vota, u emërua zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, në adresë të zonjës Osmani, kanë shkuar shumë urime, por ka spikatur Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila në urimin e saj ka shkruar: Betimi i juaj, pra i një gjenerate të re  me mendimin e Heroit tonë Jusuf Gërrvalla: - Rruga e nderit është më e zorshmja! Por është e vetmja rrugë e drejtë për njeriun! E kush është munduar për nder, nder ka gjetë! Më bëri shumë përshtypje sepse është thënje që më ka përcjellur tërë jetën.

Postimi i plotë:

Kosova u zgjua me  Presidenten  e re. Urime Kosovë
Urime znj. Vjosa Osmani

Betimi i juaj pra i një gjenerate të re  me mendimin e Heroit tonë Jusuf Gërrvalla: - Rruga e nderit është më e zorshmja! Por është e vetmja rrugë e drejtë për njeriun! E kush është munduar për nder, nder ka gjetë! Më bëri shumë përshtypje sepse është thënje që më ka përcjellur tërë jetën. 
 Gëzuar.

Image
 
Image

 

(Kosova Sot Online)