Volkswagen e ndërron emrin

  • A.P /
  • 11 prill 2021 - 09:20
Volkswagen e ndërron emrin

Prodhuesi gjerman i veturave, “Volkswagen”, konfirmoi të martën se emrin e kompanisë në Shtetet e Bashkuara do ta ndërrojë në “Voltswagen of America” për shkak të përqendrimit më të madh në vetura elektrike.

Emri i ndryshuar do të futet në fuqi nga muaji maj pasi disa faqe raportuan të hënën për një draft të publikuar gabimisht në uebfaqen e këtij prodhuesi në ShBA.

“Ne mund ta ndryshojmë K-në në T, por çfarë nuk do të ndryshojmë është përkushtimi ynë për t’i prodhuar veturat më të mira në kategori për vozitësit dhe njerëzit kudo”, tha Scott Keogh, shef ekzekutiv i Volkswagen-it për Amerikë.

Prodhuesi i njohur gjerman është zotuar se nga viti 2025 do të prodhojë një milion vetura elektrike në tërë botën.

Logoja tradicionale me ngjyrë të kaltër do të mbetet e njëjta për veturat me naftë dhe benzinë, ndërsa do të ketë të kaltër më të lehtë për veturat me rrymë.

Ndryshimi i emrit nuk do t’i prektë kompanitë tjera që janë në pronësi të Grupit Volkswagen si Audi, Porsche apo Bentley.

Në vitin 2015, kjo kompani pranoi se ka përdorur softuerë ilegalë për të mashtruar në testin e motorëve me naftë në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar krizë të madhe për prodhuesin. Kostoja e gjobave shkoi në 32 miliardë euro.

(Kosova Sot Online)