
Lexoni edhe:
Zbardhen detaje mbi ekzistimin e diskutimeve në qarqe amerikane për sanksione ndaj zyrtarëve të Qeverisë Kurti
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Sa i përket sanksioneve, janë mbajt konfidenciale për të ruajtur stabilitetin në publik. Qeveria Kurti dihet se ka pas shumë probleme të kësaj natyre të pabëra publike. Këto gjëra Kurti i ka mbajt për vete, pa i nda me publikun, pra qytetarët nuk kanë qenë asnjëherë të informuar për problemet, vështirësitë e mëdha në komunikim me administratën e SHBA-së.
-Tash Vjosa mund t’i bëjë disa publike, por mund të ketë natyrshëm shumë telashe tjera që Kurti nuk i bën publike dhe nuk është në interes të tij t’i thotë në këtë fushatë, por as më herët, sepse ato mund të sjellin dëme. Tash sa i beson qytetari Vjosës varet nga faktet që ajo ka, e që nëse ka fakte materiale duhet t’i bëjë publike.
Është dashtë të mos i mbrojë, së paku ma mirë u kanë me hesht politikisht sesa me i mbrojt ato si legjitime, kur dihet se s’ka pas legjitimitet, por mungesë edhe transparence. Pra thjesht nuk ka dashtë që ato të dalin në publik.
Po, ka pas pakënaqësi dhe kjo është e dijshme publikisht. Problemet kanë qenë evidente dhe publike. Se sa janë të rrezikuara këto raporte, atë e din edhe qytetarët, zyrtarët e BE-së dhe administrata. Megjithatë, për disa gjëra ka pas koordinim dhe Kurti ka marrë pëlqim të heshtur për disa situata në veri. Pra nuk ka qenë plotësisht pa koordinim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".