Bitcoin shënon rënie të ndjeshme, tregu humb miliarda dollarë

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 11:16
Bitcoin shënon rënie të ndjeshme, tregu humb miliarda dollarë

Çmimi i kriptovalutës më të njohur, Bitcoin, ka rënë rreth 15 mijë dollarë nën nivelin rekord që e arriti javë më parë, duke u ulur nën vlerën e 50 mijë dollarëve për herë të parë nga muaji mars.

Vlera e kësaj valute ra në 48.500 dollarë të premten në mëngjes, por pas disa orësh shënoi përmirësim të lehtë, duke shkuar në 49.000 dollarë, shkruan Independent.

Ulja e konsiderueshme e vlerës së kësaj kriptovalute erdhi në kohën e kërkesës rekord për të, që në mars të vitit të kaluar shitej për 5.000 dollarë, ndërsa kulmin e arriti në pranverën e këtij viti, duke shënuar rekord prej 64.486 dollarësh më 14 prill.

Edhe disa valuta tjera të rëndësishme kanë pësuar rënie të konsiderueshme të vlerës ditëve të fundit. Më shumë se gjysmë trilioni dollarë janë “zhdukur” nga tregu i kriptovalutave, sipas “CoinMarketCap”.

Sidoqoftë, kriptovaluta Ethereum arriti që t’i rezistojë trendit të tregut duke shënuar rekord të ri të vlerës të enjten. Megjithatë, prej asaj dite ka shënuar përsëri rënie, duke iu ulur vlera për 10 për qind.

Shkalla e rënies së vlerës së valutës Bitcoin, që është më e madhja në terme monetare por jo në përqindje, ka nxitur krahasime me rënien e madhe të tregut të kriptovalutave të fundit të vitit 2017 dhe të fillimit të vitit 2018, ndonëse disa analistë thonë se nuk është e njëjta gjë.

(Kosova Sot Online)