Hakerat shantazhojnë kompaninë Apple, i kërkojnë 50 milionë dollarë

  • G.G /
  • 23 prill 2021 - 15:06
Hakerat shantazhojnë kompaninë Apple, i kërkojnë 50 milionë dollarë

Një grup hacker-ash kanë vjedhur plane konfidenciale për produktet e ardhshme që kompania Apple kishte në projektuar të hidhte në treg. Grupi “Sodin”, që drejton “REvil”, thotë se i ka vjedhur planet nga Quanta Computer, një kompani me vendndodhje në Taivan, që merret me zhvillimin e laptopëve Apple.

Anëtarët e Revil, vjedhin të dhëna dhe shantazhojnë për publikimin apo keqpërdorimin e tyre, kundrejt një pagese. Thuhet se vlera që Apple do t’i duhet të paguajë hacker-ave shkon deri në 50 milionë $. 

Sodin, që ka vjedhur të dhëna si “skema inxhinierike të produkteve të ardhshme dhe aktuale”, kërcënon se do të shkojë më tej duke marrë të dhëna private, edhe më konfidenciale. Për të mbështetur pohimin e bërë, ata kanë postuar edhe një sërë projektesh të papublikuara të Apple, si skemat për iMac-et e reja. 

Kompania Quanta në Taivan ka refuzuar të paguajë dëmshpërblimin, duke bërë që hacker-at të fillojnë të kërcënojnë klientët e kompanisë. Ata thanë se do të publikojnë çdo ditë dokumente të reja.

“Rekomandojmë që Apple t’i blejë përsëri të dhënat e disponueshme deri më 1 Maj”, kërcënuan ata. 

(Kosova Sot Online)