Kompania Cisco thotë se mungesa e çipave kompjuterike pritet të zgjasë gjashtë muaj

  • E.K /
  • 26 prill 2021 - 09:59
Kompania Cisco thotë se mungesa e çipave kompjuterike pritet të zgjasë gjashtë muaj

Shefi i gjigantit të rrjeteve, Cisco, Chuck Robbins, ka thënë se mungesa e çipave kompjuterikë pritet të zgjasë për pjesën më të madhe të këtij viti.

Sipas BBC, shumë firma janë përballur me prodhim të vonuar për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, që u shkaktua nga pandemia e COVID-19 dhe u përkeqësua nga faktorë të tjerë.

“Ne mendojmë se kemi edhe gjashtë muaj të tjerë për të kaluar afatin e shkurtër”, tha shefi i Cisco-s, Robbins.

“Ofruesit po ndërtojnë më shumë kapacitet. Dhe kjo do të bëhet më mirë dhe më mirë gjatë 12 deri në 18 muajve të ardhshëm”, u shpreh ai.

Ky zgjerim i kapacitetit do të jetë thelbësor pasi avancimet në Teknologji – përfshirë 5G, ‘informatikë në re’, inteligjencën artificiale – sjellin një rritje të madhe të kërkesës. 

(Kosova Sot Online)