Apple e fut në listën e emoji-ve edhe gruan me mjekër

  • G.G /
  • 27 April 2021 - 12:50
Apple e fut në listën e emoji-ve edhe gruan me mjekër

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, e ka lansuar versionin e ri dhe të përditësuar të sistemit iOS, 14.5, të telefonat iPhone dhe tabletët iPad. Në mesin e ndryshimeve është edhe një emoji i pazakontë – gruan me mjekër.

Në mesin e figurave të reja të fytyrave të njerëzve janë kombinimet e reja për puthjet mes çiftit, fytyrën e lodhur, fytyrën me sy të çorientuar, fytyrën në mjegull, zemrën e kapluar nga zjarri, zemrën e lënduar dhe gruan me mjekër.

Ndryshime do të ketë edhe asistenca e kontrolluar me zë, Siri, i cili nuk do të ketë më vetëm një zë, duke u mundësuar përdoruesve që ta zgjedhin zërin që u drejtohet.

Kompania tha se përditësimet e reja i paraqesin zotimet afatgjata për diversitet dhe gjithëpërfshirje, shkruan BBC.

Sistemi i ri operativ do t’ua mundësojë përdoruesve që ta zhbllokojnë telefonin edhe kur kanë maskë në fytyrë. Sidoqoftë, këtë mundësi do ta kenë vetëm ata që posedojnë edhe orë Apple Watch.

Përditësimi i ri do të ju dërgojë njoftime kur dëshironi të shkarkoni një aplikacion, duke ju kërkuar leje që aplikacioni t’ua përcjellë aktivitetin tuaj në internet.

(Kosova Sot Online)