WhatsApp do të pësojë ndryshime

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 15:37
WhatsApp do të pësojë ndryshime

Kushtet e reja të përdorimit të WhatsApp hyjnë në fuqi sot, e shtunë.

 Nga 15 maji, përdoruesit do të humbasin hyrjen në disa veçori të WhatsApp, derisa të pranojnë kushtet e reja të privatësisë.

 Ata mund të mos kenë akses në listën e bisedave, më pas do të humbasin edhe thirrjet telefonike apo videomesazhet.

 WhatsApp, kohët e fundit, prezantoi politika të reja të privatësisë për përdoruesit e saj, duke përfshirë terma të rinj që sigurojnë që aplikacioni të ndajë të dhëna me Facebook si kusht i përdorimit.


(Kosova Sot Online)