
Lexoni edhe:
Kjo frikë e shtyn opozitën ta kundërshtojë përqendrimin e pushtetit absolut përmes kontrollit të tri shtyllave kryesore të shtetit
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Sa i përket protestave në Tiranë kjo është një pakënaqësi që ndodh në terrenin politik dhe zhvillimor të Shqipërisë, protestat janë legjitime dhe demokratike, por kjo nuk do të thotë se mund të bësh çfarë të duash, në demokraci ka rend dhe ligj, situata kërkon zgjidhje, pra duhet të punohet drejt një zgjidhjeje, duhet dëgjuar kërkesat dhe t’u jepet përgjigje gjërave, por jo të dialogohet si monolog.
-Në vend që të injorohet, duhet të zgjidhet zgjidhja, arsyeja për të vepruar, ofrimi i vetes së tij me realitetin sado që kërkesat mund të jenë absurde, megjithatë duhet dëgjuar dhe folur për to, pse jo nëse ka zgjidhje të arsyeshme të zbatohet.
Kjo është absurde të shkohet me protestuar kundër Edi Ramës nga Kosova apo Maqedonia, nuk ka nevojë për protesta të kosovarëve atje, mjaftojnë telashet që i kemi ne, t’i zgjidhim, jo të merremi edhe me Edi-n, plot telashe në Kosovë po ashtu edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, këto lojëra që nuk kanë ndonjë kuptim normal duhet të ndalen, po ashtu sikur edhe idetë se një regjim si në Shqipëri duhet të bjerë dhe të instalohet diçka e re politike, kauzat nuk janë të qarta dhe të çuditshme, debat mund të bëhet për zhvillimet atje, por të ketë përzierje në punët e tyre është gabim i madh dhe i paarsyeshëm, mbi të gjitha jo real dhe jo efektiv. Po nuk ka çfarë kërkon Albini atje, ajo çështje duhet të zgjidhet atje ku është edhe rasti, nuk mund të merret as Albini as askush nga Kosova, nëse mund të kontribuojmë në dialog neutral në rastet atje dhe për të punuar për të mirën në rregull, por jo për të nxitur diçka të pajustifikueshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".