Kur ndodh mrekullia, bleu Ferrarin për 200 dollarë, sot vlen 6 milionë dollarë

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 15:22
Kur ndodh mrekullia, bleu Ferrarin për 200 dollarë, sot vlen 6 milionë dollarë

Ferrari është një makinë spektakolare në çdo mënyrë, veçanërisht nëse çmimi i saj hidhet nga 200 në 6 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për Ferrari 340 America të vitit 1952 që do të shitet në Indianapolis këtë fundjavë.

Është një nga vetëm 24 kopjet e prodhuara dhe përfaqëson një makinë gare që fitoi vendin e pestë në garën e Le Mansh në vitin 1952.

Më pas u importua në SHBA ku ndryshoi disa pronarë dhe njëri prej tyre zëvendësoi motorin origjinal V12 me një Chevy V8. 

Motori origjinal që atëherë ka humbur gjurmët.

Trupi më vonë u dëmtua nga një përplasje dhe u zëvendësua, por ai gjithashtu u dëmtua gjatë transportit, kështu që pronari më pas vendosi për një karroceri Devin Spider. 

Makina më pas zhduket dhe nuk rishfaqet për dekada.

Sidoqoftë, në vitin 1990, ajo u ble nga ngasësi Mike Sanfilippo në një shitje garazhi për 200 dollarë, pasi shitësi thjesht donte ta hiqte qafe. 

Sanfilippo nuk e dinte origjinën e makinës, ata donin ta përgatisnin atë për gara përshpejtuese, por gjithsesi e shitën në eBay në vitin 2006 për 26.912 dollarë Tom Shaughnessy.

Bëhet fjalë për një ekspert të restaurimit i cili shpejt zbuloi se çfarë bleu dhe se makina në të vërtetë ka vlerë 3 milionë dollarë.

Kjo u pasua nga një restaurim i kryer nga Ferrari Classiche, dhe makina u rikthye në gjendjen origjinale – mori motorin e tij 4.1-litër V12 të shoqëruar me një kambio manual me katër shpejtësi, dhe pamja origjinale u rikthye falë fotove dhe copave të gazetave.

Makina pritet të shitet për më shumë se 6 milionë dollarë.

(Kosova Sot Online)