Kamionët-trolejbusë hibridë po bëhen realitet në Gjermani

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 09:25
Kamionët-trolejbusë hibridë po bëhen realitet në Gjermani

Kamionët në autostradë midis qyteteve gjermane të Kuppenheim dhe Gaggenau mund të lëvizin në mënyrë të ngjashme me trolejbusët – duke u lidhur me rrjetin elektrik, i cili ishte vendosur në fazën eksperimentale të testimit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për kamionë eksperimentalë që kanë motorë dizel dhe elektrikë në të njëjtën kohë, si dhe një pantograf (troll) me të cilin janë të lidhur në rrjet.

Pesë kamionë të tillë aktualisht janë duke u testuar në një pjesë prej 3.4 kilometrash të autostradës si pjesë e një projekti eksperimental të njohur si “eHighway”, i drejtuar nga Siemens dhe SPL Powerlines dhe financuar nga shteti gjerman.

Siç bëhet e ditur, seksioni i tretë i rrjetit eksperimental u përfundua së fundmi, por në këtë mënyrë, kamionët mund të përdorin drejtpërdrejt energjinë elektrike nga rrjeti për të lëvizur, por edhe për të ngarkuar bateritë.

Përveç kësaj autostrade, të njëjtat sisteme tashmë janë duke u testuar në dy vende të tjera, autostrada afër aeroportit të Frankfurtit dhe pjesa e autostradës midis Rheinfeld dhe Lübeck.

Gjermania planifikon të ketë 300 kilometra autostrada me një rrjet të tillë deri në vitin 2023, ndërsa bazuar në rekomandimet e ekspertëve, një rrjet prej 4,000 kilometra autostrada duhet të ndërtohet deri në vitin 2030.

(Kosova Sot Online)