Bugatti dhe Rimac bashkojnë forcat, krijojnë markën e re – historia e kompanisë kroate që arriti të bëhet kryelajm

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 09:23
Bugatti dhe Rimac bashkojnë forcat, krijojnë markën e re – historia e kompanisë kroate që arriti të bëhet kryelajm

Volkswagen Group dhe Porsche janë pajtuar që të krijojnë një markë të re pas bashkëdyzimit të dy kompanisë – ku në lojë është futur Rimac, kompania kroate që prodhon super vetura elektrike së bashku me Bugatti, shkruan CNN.

Kompania e re do të quhet Bugatti-Rimac dhe që të dyja do të prodhojnë vetura të tyre si Bugatti ashtu edhe Rimac, sikurse Porsche që është pjesë e Volkswagen Group. Porsche gjithashtu ka një pjesë të madhe të aksioneve në Rimac.

Bugatti-Rimac do ta ketë selinë në Zagreb të Kroacisë, jo larg selisë aktuale të Rimac. Ndërkohë, Bugatti do të vazhdojë të prodhoj vetura nën logon e saj në Molsheim të Francës.

Do të vazhdojë të operoj si markë në vete, pavarësisht që Bugatti dhe Rimac kanë bashkuar forcat për krijimin e një marke dhe modeleve të reja të Bugattit.

Gjiganti gjerman Porsche filloi me investimet e saj në Rimac Automobili në vitin 2018 dhe tani ka 24 për qind të aksioneve në këtë kompani. Kështu Porsche në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ketë 45 për qind të Bugatti-Rimac, derisa Rimac do të mbajë aksionet e saj që vazhdojnë të jenë 55 për qind.

Kështu Bugatti ka bashkuar forcat për krijimin e një marke të re nga kompania amë Volkswagen Group.

“Po kombinojmë ekspertizën në biznesin e hiper-veturave me inovacionet e jashtëzakonshme të Rimac, që premton shumë sa i përket fushës së veturave elektrike”, ka thënë presidenti i Porsche Oliver Blume.

Megjithatë Rimac dhe Bugatti kanë histori plotësisht të ndryshme. Bugatti u themelua në vitin 1909 dhe prodhoi vetura për mbretëri dhe të famshëm, para se të ndërpriste punën përkohësisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo markë u ringjall në vitin 1987 dhe sërish u mbyll në vitin 1995. Por ishte Volkswagen që e ringriti si markë gjatë viteve të 90-ta dhe në vitin 2000 e mori në pronësi, duke mos e humbur origjinalitetin kjo veturë si në logo, emër dhe selinë që vazhdon ta ketë në lindje të Francës.

Sot, Bugatti njihet për vetura luksoze siç Chiron që kushton 3 milionë dollarë e deri te ajo Divo, 6 milionë dollarëshe me 16 cilindra që arrin shpejtësinë prej mbi 300 milje në orë.

Në anën tjetër, Rimac u themelua në vitin 2009 nga Mate Rimac, asokohe 21-vjeçar.  Ai zhvilloi vetura elektrike siç ishte rasti me Rimac Concept One me 1,224 kuaj-fuqi dhe modeli i ri i Rimac Nevera me 1,900 kuaj-fuqi që shitet për 2.4 milionë dollarë.

Deri më tani, Rimac është specializuar kryesisht në fushën e baterive. Ka asistuar në projekte në Jaguar, Aston Martin dhe veturën suedeze Koenigsegg. Rimac gjithashtu ka ndihmuar Pininfarina, veturën elektrike italiane që akoma vazhdon të operojë nën Rimac Technology.

Por ky bashkëdyzim i kompanive nuk nënkupton që Bugatti do të prodhojë vetëm vetura elektrike, kështu të paktën ka thënë kreu i Rimac, Mate Rimac. Sipas tij, pasardhësi i Chiron, do të jetë një veturë me performanca të larta dhe ka shumë gjasa të shfaqet në treg si hibrid. 

(Kosova Sot Online)