Apple planifikon tabletin më të madh në histori

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 14:22
Apple planifikon tabletin më të madh në histori

Gjiganti teknologjik, Apple, është duke menduar ta sjellë tabletin iPad me ekranin më të madh ndonjëherë.

Siç raporton “Bloomberg”, kompania e njohur amerikane po mendon ta lansojë tabletin me ekran rreth 16-inç, për t’ia dhenë madhësinë sikur të laptopëve MacBook.

Kjo është me madhësi sikur të një rrote të veturave. Gjenerata aktuale e iPad Pro ka ekran 11 dhe 12.9-inç.

(Kosova Sot Online)