Zgjerimi i TikTok në tre minuta

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 14:46
Zgjerimi i TikTok në tre minuta

TikTok së shpejti do t’u japë përdoruesve mundësinë për të krijuar video më të gjata. Kompania po zgjat gjatësinë maksimale të klipeve nga 60 sekonda në tre minuta.

Menaxheri i produktit Drew Kirchhoff tha se ndryshimi do të hapte rrugën për tregime dhe argëtime më të pasura në aplikacion:

Shpesh ky rrjet social është kritikuar nga përdoruesit e shumtë të saj, sepse ata duan më shumë minuta në videot e tyre.

Me video më të gjata, krijuesit do të kenë mundësi më shumë për tu argëtuar.

Kompania ka ndarë disa shembuj se si krijuesit kanë eksperimentuar me video më të gjata:

Videot e TikTok fillimisht u kufizuan në një maksimum prej 15 sekondash, por kufiri u zgjat më vonë në një minutë.

Zgjerimi i TikTok në tre minuta mund të ndihmojë në diferencimin e aplikacionit nga rivalët e tij më të rinj, si dhe rritjen e konkurrencës me gjigantin streaming YouTube.

Por gjithashtu mund të humbasë një pjesë të sharmit të formatit më të shkurtër.

(Kosova Sot Online)